Trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag, është i kënaqur me debutimin e skuadrës me fitore.
“Jemi të emocionuar dhe të kënaqur që bëmë një start me një fitore. Ishte vetëm ndeshja e parë dhe nuk jemi në 100%, por rezultati ka shumë rëndësi dhe ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim me këmbën e mbarë sezonin.
Luajtën shumë lojtarë të rinj dhe ne do t’i përmirësojmë ata gjatë sezonit. Jam i kënaqur nga procesi në të cilin jemi. Zirkze? Shënoi një gol fantastik në debutim. I njohim cilësitë e tij, për këtë arsye e transferuam.
Mazraui ishte titullar, sepse puna e tij e parë është të mbyllë zonat, por ai jep kontribut edhe në lojën tonë sulmuese. Është gjithnjë e rëndësishme ta nisësh mirë për të ndërtuar bazën për pjesën tjetër të sezonit”, tha trajneri holandez.