Savid De Gea duket se nuk do të jetë për një kohë të gjatë pjesë e Mançester Junajtid, me Erik Ten Hag që e ka nxjerrë në shitje veteranin.
Kështu “Djajtë e Kuq” kanë nisur menjëherë punën për ta zëvendësuar.
Emri që përflitet nga “Telegraph” është ai i Xhek Butland, që aktivizohet me skuadrën e Kristal Palas.
Prestigjiozja angleze raporton se Junajtid ka nisur negociatat me klubin tjetër të Premier Ligës dhe çdo gjë mund të bëhet zyrtare në ditët në vijim.