Bylisi u mposht me rezultatin 1-3 nga Egnatia, ndërsa ndeshja pati vlerë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Pas ndeshjes foli trajneri Nevil Dede:

“Të jem i sinqertë, interpretimi i ndeshjes ishte i mirë, por falim 3 gola. Teorikisht dihet që Egnatia në letër është më e fortë se ne. E kishin zgjidhur ndeshjen sot me 9 fals. Shpërdoruam raste në fillim.

Më kanë mërzitur gabimet shumë evidente, por dhe menaxhimi i ndeshjes. Duhet të mendojmë dhe për çfarë duhet të punoj unë. Për çdo top që goditet harxhohet deri në 1 minutë. Nuk mund të vendosin arbitrat. Jam shumë i mërzitur se si sillen arbitrat.

Është me sy të lirë, sa herë goditet topi harxhohet shumë kohë.

Jam i kënaqur si interpretuam, sidomos në ndërtimin e lojës. Egnatia është ekipi kampion në letër dhe prap pretendon. Në dy ndeshje shoh të njëjtën logjikë, nuk ka nevojë Egnatia për ta ndihmuar arbitrat, fiton vetë ndeshjen ose ia falim ne. Me të tilla arbitrime nuk ka ritëm.

Ne kemi dhe 1 ndeshje kampionati. Duhet dhe të bënim rotacion. Disa kanë marrë ngarkesë shumë të madhe dhe gjendja nuk ka qenë shumë e mirë, virozat të shpeshta. Për herë të parë sot nuk kam pasur ankesë.

Nuk po ankohem për faull dhe penallti, por mënyrën dhe tendenca është e qartë. Jam kërkuar që në minutën e 20-të. Rasti flagrant ishte mbyllja e ndeshjes, llogarit sa topa dhe goditje dënimi kishte.

Da Silva nuk ka nevojë t’i bëj unë reklamë, ka cilësi dhe kualitet. Shpresoj këto të na ndihmojnë, ai vetes dhe ne atë. Nuk e kishim me patjetër te fitonim Kupën, ndërtuam mirë por gabimet janë evidente. Tani duhet të mendojmë për Vllazninë”, u shpreh Dede për RTSH.