Ka përfunduar mbrëmë turneu tradicional i tenisit amator për salla të mbyllura në Shkodër. Tenisti nga Ulqini Senad Tafa është fituesi i këtij edicioni të këtij turneu. Ky është viti i tretë rradhazi që organizohet një aktivitet i tillë në salla të mbyllura, pasi më parë ky turne zhvillohej në ambjent të hapur. Ky turne është shumë i rëndësishëm pasi zhvillohet në sallë të mbyllur dhe kjo ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi të frutshëm mes pushtetit vendor dhe shoqatës së tenisit, shoqatës “Creative City” dhe pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Ky vit ishte i veçantë dhe do të mbahet mend për disa arsye.Për herë të parë turneu u zhvillua me 32 pjesmarrës. Po ashtu,për herë të parë u zgjerua gjeografia e pjesmarrësve të këtij turneu. Tashmë krahas tenistëve që vijnë nga Tirana, morën pjesë sivjet dhe tenistët nga Prishtina dhe Mali i Zi. Po ashtu, këtë vit u vërejt një rritje e shikueshmërisë. Madje bëhet e ditur se për vitin tjetër, është planifikuar ndërtimi i fushave publike të tenisit me kontribut 100 për qind të Bashkisë së Shkodrës. Ky investim ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi shumë të mirë mes këtij institucioni dhe shoqërisë civile.  Me realizimin e këtij projekti në Shkodër, do të organizohen dhe turne të tjerë në stinë të ndryshme të vitit. Turneu i sivjetëm kishte 23 vjetorin e organizimit të tij për herë të parë në Shkodër. Për këtë, kanë dhënë një kontribut të veçantë tenistët: Agron Hafizi, Shpëtim Hoxha, Ardian Muja, Sokol Hoxha, Gëzim Galiqi, Dritan Kruja, Artan Kastrati, Armando Lohja etj.Po si u zhvilluan ndeshjet e edicionit të sivjetëm? Gara ka qenë shumë e fortë dhe në ndeshjet gjysmëfinale u arritën këto rezultate:

Senad Tafa (Ulqin) – Shpëtim Hoxha 2-0  (6-0,6-2)

Maliq Dervishi (Ulqin) – Mejdi Rexhepi (Prishtine) 2-0  (6-4,7-5)

Ndërsa në finale dolën dy tenistët nga Ulqini, ku fitues doli Senad Tafa.

Senad Tafa – Maliq Dervishi 2-0  (6-4 6-3)

www.shkodrasport.com