Tenistja shkodrane Gresi Bajri e ka nisur mbare edhe vitin 2023. Ajo eshte duke shkelqyer ne turneun nderkombetar qe eshte duke u zhvilluar ne Shiroki Brijeg te Bosnjes, teksa ka fituar tre ndeshje dhe eshte kualifikuar per ne gjysmefinale te ketij turneu.
16 vjeçarja qe eshte tenistja aktualisht me e mire ne Shqiperi, eshte njera nga 40 pjesmarreset e ketij turneu U18, te cilat vijne nga vende te ndryshme te Europes. Ajo ka konkurruar si ne garat single dhe double.
Ne kete te fundit, sebashku me maqedonasen Iva Daneva kane fituar dy ndeshje duke mberritur deri ne gjysmefinale te cilen e kane humbur diten e sotme, pa arritur dot te shkojne ne finalen e ketij turneu.
Nderkohe ne garat single, Gresi ka qene edhe me e suksesshme. Ne turin e pare ka fituar ndaj kroates Lucija RASTOCIC me rezultatin 2-1 (2-6 6-0 6-3). Ne turin e dyte ka mundur sllovenen Pia PETELINSEK po 2-1 (2-6, 6-0, 6-3), ndersa ne turin e trete ka fituar pikerisht sot ndaj zvicerianes Zoe KAEGI 2-1 (6-1 5-7 6-3).
Sipas skemes se turneut, neser Gresi Bajri do te ndeshet ne gjysmefinalen e ketij turneu te rendesishem europian me tenisten Polina KAIBEKOVA. Kuptohet qe kundershtarja eshte e nje niveli shume te larte, megjithate ajo do te tregoje vlerat e saj me te mira dhe sigurisht qe do te tentoje fitoren per te kaluar ne finale.
Gjergj KOLA