Momente tensioni dhe nervozizmi u regjistruar pas eliminim të Partizanit në “Air Albania”. Të zhgënjyer nga disfata me 11-metërsha, tifozët e kuq, që gjendeshin mbas portës ku u gjuajtën penalltitë, sulmuan me sende të forta dhe kapsolle, portierin e Saburtalos.
U desh ndërhyrja e disa futbollistëve të Partizanit, që tifozët të zmbrapseshin, teksa portieri u transportua në një kënd tjetër të fushës. Nje gjest aspak i kendshem i tifozeve te kuq.
Nervozizmi vazhdoi edhe në mesin e fushës, në përplasjen mes disa pjesëtarëve të stafit të Partizanit dhe atyre gjeorgjianë. Nuk mungoi dhuna as në shkallët e stadiumit, ku ndodheshin afro 20 tifozë gjeorgjianë.
Edhe ne ndeshjen e Tiranes dy dite me pare ka patur probleme me hedhje e sendeve te forta ne fushen e lojes, çka beri qe loja te nderpritej nga ana e arbitrit. Duket se tifozet shkodrane e kane shume problem te pranojne rezultatet negative te skuadrave te tyre.