Ndeshja e sotme në mes Veleçikut dhe Shënkollit ka qenë shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Vendasit e donin me çdo kusht fitoren sepse vetëm kështu mund t’i largoheshin dy vendeve të fundit të renditjes, ndërsa për miqtë fitorja ishte detyrim për të mbetur sërish në lojë.
Për këtë arsye, tensioni ka qenë i madh gjatë gjithë 90 minutave të takimit, madje edhe pas saj. Protagonistë kanë qenë kryesisht futbollistët e Shënkollit të cilët herëpashere kanë provokuar kundërshtarin.
Kjo shihet qartë edhe në numrin e madh të kartonave të marrë prej tyre, Arbitri i takimit ka akorduar dy kartona të kuq, për Mirditën i cili goditi kundërshtarin dhe po ashtu edhe për Rubin Danajn që mori të dytën të verdhë, po për goditje të kundërshtarit.
Përveç tyre janë dhënë edhe 5 kartona të verdhë dhe ndoshta mund të kishte patur edhe të tjerë të kuq ndërkohë që nga rradhët e Veleçikut ka patur vetëm dy të verdha.
Por jo vetëm kaq. Në fundin e takimit një nga futbollistët e Shënkollit ka tentuar të godasë trajnerin e Veleçikut Besnik Duli por ky i fundit ka ruajtur gjakëftohtësinë dhe gjithçka është mbyllur pa asnjë incident.
© shkodrasport.com