Në kampion madrilen nuk po përgatiten me qetësi për ndeshjen e kthimit me Arsenalin. Sipas disa gazetave spanjolle është raportuar për një sherr mes Antonio Rydiger dhe Xhud Belingham.

Mbrojtësi gjerman ka qenë autor i një ndërhyrjeje pas shpine dhe Belingahm nuk e ka pritur aspak mirë. Britaniku ka ofenduar ish-mbrojtësin e Shtutgartit dhe ky i fundit nuk është tërhequr duke kërkuar edhe konfrontimin fizik, i cili është evituar në kohë nga ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të realit.

Belingham dhe Rydiger kanë luajtur së bashku 78 takime dhe në fushë të dy bashkë kanë luajtur mbi 6,200 minuta.