E deshironte Vllaznia ta kishte ne perberje te saj per sezonin e ri dhe madje u tha se kishte nje akord paraprak, por njeri nga basketbollistet me te mire te kampionatit shqiptar, Endrit Hysenagolli, ka zgjedhur skuader tjeter per te luajtur ne vijim.

Shtatëlarti Endrit Hysenagolli ka kaluar nga Teuta te Goga Basket, duke shtuar cilësitë në ekipin e ri. Pas dy vitesh me Teutën, kryeqytetasi ka kaluar re rivalët e qytetit.

Lojtari është një nga shtyllat kryesore të kombetares shqiptare të basketbollit, prandaj shihet si një afrim me peshë për Gogën.

Vllaznise dhe Teutes kesisoj i duhet te mendojne per te gjetur zgjidhje te tjera per pozicionin e qendres sepse sezoni i ri eshte ne prag dhe per me teper keto ekipe do te marrin pjese edhe ne Ligen Unike dhe prandaj duhen forcuar me çdo kusht.

Kampionati i ri qe pritet te startoje me 15 nentor, mendohet te jete shume i forte sepse do jene serish tre skuadra te cilat do te konkurrojne fort me njera- tjetren per titullin kampion.