Olsi Teqja ishte protagonist në ndeshjen kundër Laçit, duke shkaktuar një penallti megjithatë për Teqjen ishte penallti e parregullt sepse nuk kishte prekje të topit me dorë dhe se arbitrat po e ndëshkojnë Kukësin me vendimet e tyre.

“Nuabueze? Ishte ndeshje delikate sepse Laçi është i vështirë në shtëpi dhe i morëm masat. Edhe forma e mirë e Nuabuezes na vuri në vështirësi dhe në karrierë kemi pasur edhe më të fortë se ai por e mbyllëm me sukses. Atij momenti ia kishim frikën por realisht nuk kisha prekje me dorë.

Penalltia? Jam i mërzitur dhe i bindur që nuk e kam prekur. Hamiti më tha se do të më kërkonte falje dhe më irritoi se penalltinë e dha Klajdi Kola dhe jo Eldorian Hamiti.

Arbitrat? Nuk është hera e parë sepse jemi ndëshkuar me penallti të paqenë edhe në Durrës, në “Loro Boriçi” nuk është dhënë, një në Ballsh nuk ishte dhe po bëhen shumë raste. Ishim të vendosur mirë në fushë dhe këto episode sollën humbjen. Ishim të bindur për barazim por me një kundërsulm mund të fitonim.

Gjici në tribuna? Dua të jem i kujdesshëm sepse nga një deklaratë që dhashë mora një dënim dhe prandaj nuk dua të flas asgjë. Jam çuditur nga dënimi.

Presidenti është i fuqishëm dhe duhet ta tregojë tani forcën. Janë 4 episode dhe duhet të kishim më shumë pikë. Nuk duam as më pak dhe as më shumë se drejtësi”, tha Teqja. /VipSport/