Nejmar nuk e ka pritur mirë eliminimin dramatik të PSG-së së tij përmes asaj penalltie të kontestuar në shtesë, që i kushtoi eliminimin PSG-së së tij nga Championsi përballë Mançester Junajtid.

Ylli brazilian, i cili e ndoqi ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve në tribunën e “Parc des Princes”, për shkak të frakturës në kockën e metatarsit në janar, zbriti në fushë dhe sipas “RMC Sport” ishte aq i zemëruar me arbitrin Skomina dhe VAR-in, sa shkoi të konfrontohej me ta në tunel pas vërshëllimës finale.

Nejmar tentoi edhe të hynte në dhomën e zhveshjes së arbitrave (goditi derën) për ta shkarkuar zemërimin e tij përballë trupës së gjyqtarëve. Sipas dëshmitarëve, të cilët folën për radion franceze, ai hyri deri në korridorin e zyrës së gjyqtarëve dhe është bllokuar nga stafi i PSG-së jashtë derës së tyre.

sdfsf

Kampioni brazilian e shprehu gjithë zemërimin e tij publikisht më pas, duke postuar ndërhyrjen që solli penalltinë vendimtare për Mançester Junajtid dhe e komentuar atë me fjalët: “Është një turp. Ka katër persona që nuk marrin vesh nga futbolli, që shikojnë ‘replay’-n. Kjo nuk është e mundur”.

UEFA është duke pritur raportin e delegatit të saj, përpara se të vendosë nëse do të marrë masa ndaj sulmuesit. Gjithnjë sipas të njëjtave burime, presidenti i klubit, Naser Al-Khelaifi, ka turfulluar gjithashtu nga ajo që pa, ndërsa projekti i tij për të fituar Champions-in në Paris shtyhet edhe për një tjetër vit. Megjithatë, presidenti tha se klubi nuk do të marrë asnjë vendim të nxituar sa i përket fatit të trajnerit Tomas Tuhel, duke i garantuar gjermanit besimin e klubit:

psg

“Unë kam besim te trajneri. Ne do të shohim vendimin e tij, nëse ai dëshiron të largohet apo jo. Por nuk është se ne do të vendosim tani vetëm se humbëm një ndeshje. Duhet t’i marrim vendimet me gjakftohtësi. Por ky nuk është momenti. Ne duam të qetësohemi. Duam të shohim edhe atë që dëshiron trajneri.

Është shumë e rëndësishme. Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes. Nuk e kuptoj sesi humbëm. Fituam 2-0 në Mançester. Këtu në Paris humbëm 3-1. Ua dhuruam gjithçka, ishte shumë e lehtë për ta. Nuk e kuptoj”.