
-Vërtetë ne kemi humbur sot por mua më intereson se kemi kaluar turin. Loja në pjesën e parë nuk më ka pëlqyer fare ndërsa në të dytën po. Ishte lojë e kënaqshme, pavarësisht se nuk fituam.
-Vijmë pas disa rezultateve jo të mira e këtë e kishim të qartë por për ne sot e rëndësishme ishte të kalonim turin. Ju garantoj se ndeshja me Skënderbeun është tjetër histori, është tjetër gjë dhe do të mendojmë ndryshe për të.
-Kur erdha këtu më 25 korrik nuk kishte skuadër, s’kishte klub, s’kishte asgjë. Kemi humbur ndeshjen e parë dhe të gjithë më gjykuan jo mirë. Bëmë 11 pikë dhe të gjithë thanë se mund të shkojmë në Europa Leagua apo dhe Champions League. Kurse unë jo. Qëndroja me këmbë në tokë. Unë erdha këtu për të kaluar ato probleme që ekzistonin. Të gjithë mendonin se do të bëja më shumë pas të huajve, por unë isha i pari që besova tek shqiptarët dhe jo tek të huajt.
-Para disa ditësh unë isha Mesia- shpëtimtari ndërsa sot jam bërë dreqi. Në të gjitha gazetat dhe televizionet komentohem dhe kritikohem. Të gjithë thonë pse, pse, pse. Askush nuk vjen të flasë me mua dhe t’i shpjegoj se si janë gjërat.
– Dua t’iu bëj të ditur disa gjëra: 1.Unë jam një trajner profesionist. Nuk marr para nga askush. Nuk më paguan askush, thjesht çfarë marr lekë nga klubi. Numri 2. Nuk jam lodra e askujt dhe nuk bëj kompromis me askënd. Unë jam trajneri i kësaj skuadre sot. Në qoftë se gjërat janë mirë, ok, nëse jo, klubi mund të më përzërë. Nuk i jam shitur askujt, jam një profesionist serioz dhe çdo gjë që bëj, e bëj me zemër. Unë i kam respektuar të gjithë por të tjerët nuk po më respektojnë mua.
-Me punën time arrita të fitoj qytetin, të fitoj tifozët ndërsa tani po marr drurin, po marr fjalët e këqija. Mund të më kritikoni për gjërat që janë në fushë por jo për gjërat që janë jashtë fushe.
-Reagimi im nuk vjen pas largimit të Isufit sepse nëse është larguar ai, më vjen keq. Kjo sepse që në momentin kur kam ardhur unë këtu, z Isufi ka qenë i vetmi që më ka mbështetur. Madje edhe Grima ka qenë konsideruar “delja e zezë” dhe kur kam kërkuar disa të dhëna për futbollisët që vinin në skuadër, më thonin tjetër gjë. Mos harroni, e kemi filluar me – 3 pikë.
-Vërtetë jam i nxehur ndoshta më shumë sesa duhet por duhet të më kuptoni. Unë kam probleme me lojtarët, për t’u thënë se duhet të luajnë fort dhe shumë gjëra të tjera. Ndërsa ju më keni pyetur të dielën pas ndeshjes me Partizanin nëse do jepja dorëheqjen apo jo.
-Trajneri: Ndeshja me Skënderbeun do jetë tjetër gjë
Trajneri i Vllaznisë Baldo Raineri pas ndeshjes së djeshme për Mamurrasin, ka folur edhe për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë të shtunën me Skënderbeun në Korçë. Sigurisht një takim shumë i vështirë dhe zviceriani me origjinë italiane e di mirë këtë gjë. “Takimi me Skënderbeun është shumë i fortë, nuk është nevoja ta them unë këtë. Situata që po kalojmë në kampionat pas dy humbjeve të fundit që kemi pësuar, nuk është dhe aq e mirë. Por ne nuk mund të dorëzohemi. Duhet të shohim përpara. Kemi dy ditë në dispozicion dhe gjatë tyre do shohim gjendjen e lojtarëve dhe mënyrën si mund të luajmë në Korçë. Nuk e di nëse do ndryshoj gjë apo jo për këtë takim sepse është ende herët të flas për të”.
-Kontrata: S’jam marrë me të. S’e di çfarë ka të shkruar
Gazetarët natyrisht që nuk mund të qëndronin dje pa e pyetur Rainerin për çështjen e kontratës së tij sepse siç thuhet, ka një pikë në të, ashtu si për gjithë futbollistët se në rast largimi të kompanisë “Gea Sport”, ato mund të rishikohen nga ana e klubit. I pyetur për këtë, ai është shprehur: “Nuk më pëlqen të flas për këtë çështje. Unë kam një kontratë që kam firmosur me klubin por nuk e di se çfarë është shkruar në të. S’i kam kushtuar asnjëherë rëndësi. Unë kam ardhur të punoj me dëshirë të madhe tek kjo skuadër dhe nuk kam ardhur as për para. Po punoj me zemër dhe kjo ka rëndësi, jo çfarë është e shkruar në kontratë”.
© shkodrasport.com