Ballist Morina u bë i njohur në vitin 2014, kur ngriti me dron flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes midis dy kombëtareve, ngjarje e cila shkaktoi “furtunë” reagimesh.

ballist-morina2

Së fundmi, Morina shkruan se do të marrë pjesë për herë të parë në një manifestim, atë të paralajmëruar nga Presidenti Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës, i parashikuar të zhvillohet ditën e hënë në orën 17:00.

“Unë do të jem për herë të parë në një tubim të tillë, mos hezito, eja edhe ti”- Shkruan ai, teksa publikon një pankartë, e shpalosur mbrëmjen e së premtes para stadiumit “Air Albania”. Ballisti jeton ne Itali dhe i shpëtoi burgimit ne Serbi për shkak të trazirave qe shkaktoi ne ndeshjen Shqipëri-Serbi.

661e28b2-4c49-424e-a2fa-5f9e2f3d9f97