Terbuni i Pukes eshte shpallur kampion i kategorise se pare duke kurorezuar me sukses nje sezon te gjate dhe te lodhshem. Pjese e ketij suksesi jane te gjithe futbollistet, stafi teknik dhe drejtuesit e klubit te cilet kane sakrifikuar jo pak per te mberritur ketu ku jane sot.

Por per ekipin eshte dashur te shpenzohet edhe nje shume e konsiderueshme financiare. Ate e zbulon ne nje prononcim per “sportekspres.com” trajneri i tij Oltion Kernaja kur shprehet:

“Tërbuni ka shpenzuar pak më shumë se 100 milionë lekë të vjetra këtë sezon. Është një shifër e madhe, por disa klube kanë shpenzuar më shumë se ne. Ka edhe klube që me zor shpenzojnë gjysmën e kësaj shifre”.

Po çfare do te ndodhe me kete skuader ne sezonin e ardhshem kur ajo do te luaje ne kategorine e pare te futbollit shqiptar? Trajneri Kernaja shprehet: “Së shpejti do të takohemi me drejtuesit e klubit dhe natyrisht besoj se do të kemi të njëjtin bashkëpunim si deri tani, sepse ka qenë gjithçka perfekte.

Jemi ndër klubet më korrekte në aspektin financiar dhe nuk është pak, ndaj mund të bëjmë gjëra të mira, sepse futbollistët cilësorë afrohen më lehtë kur ka garanci financiare. Natyrisht duhet një buxhet më i madh, duhen edhe 5-6 lojtarë, sepse Kategoria e Parë është shumë më e vështirë se e dyta. Në mendje i kam gjërat të qarta, synimi është t’i bëjmë realitet në kohën e duhur”.