Terbuni “abonohet” me barazimet. Pas atij me Ilirine ne ndeshjen e pare te kampionatit, nje te tille ka marre edhe sot ne sfiden e dyte, ate te luajtur ne stadiumin e Vores ndaj ekipit te Adriatikut me te cilin eshte ndare ne shifrat e barabarta 3-3.

Madje duhet thene se pukjanet ndoshta kane qene me fat qe e kane marre kete pike sepse tre here kane qene ne disavantazh dhe ne te tre heret ka arritur te barazoje shifrat, madje te fundit e ka bere 8 minuta para fundit te ndeshjes.

Vendasit e Adriatikut kane kaluar ne avantazh ne minuten e 12-te me ane te futbollistit Hasani, por ne te 37-ten ka qene Jurgen Gjini qe ka barazuar shifrat. Megjithate ne shtesen e pjeses se pare ka qene Loci qe ka shenuar per Adriatikun dhe ky 45 minutesh eshte mbyllur ne shifrat 2-1 per ta.

Ne fillimin e pjeses se dyte ka qene sulmuesi Vildan Kaçubela qe do te barazonte serish per Terbunin, megjithate ky rezultat zgjati pak minuta sepse Hasani do te shenonte edhe golin e trete per Adriatikun. Kur pjestaret e ketij te fundit menduan se e fituan ndeshjen, ka qene serish Jurgen Gjini qe ka shenuar ne minuten e 82-te.

Perfundimisht 3-3 dhe dy ekipet ndajne nga nje pike. Adriatiku tashme ka 4 te tilla ndersa Terbuni ka vetem dy pike. Ky i fundit do te prese javen e ardhshme ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes ekipin e Basanias./www.shkodrasport.com/