Terbuni eshte vene ne levizje per te gjetur lojtare cilesore, per me teper tashme qe i eshte larguar edhe kapiteni Kaçubela i cili kaloi tek Iliria e Fushe- Krujes. Dhe ne fakt, pukjanet i kane gjetur dy emrat e pare ne merkato si perforcime te mundshme. Madje ato prej disa ditesh kane nisur stervitjen me ekipin.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se behet fjale per dy ish- futbollistet e Basanias, afrikanet Oumar dhe Moustapha. Te dy ata kane terhequr dokumentacionin nga skuadra e tyre e meparshme dhe jane vene ne dispozicion te trajnerit Bardhi, i cili beson shume tek aftesite e tij.
Ne veçanti tek Oumar, i cili tek Basania tregoi vlerat e nje lojtari cilesor dhe ndonese shpeshhere u detyrua te luante edhe si sulmues per nevoja te ekipit, serish u mundua te bente sa me mire. Si rrjedhoje ishte edhe autor i tre golave te shenuar per kete skuader.
Megjithate trajneri Bardhi beson edhe tek aftesite e mbrojtesit shtatelarte Moustapha, gjithsesi do te jene ndeshjet e ardhshme ata qe do ta tregojne me mire kete gje. Terbuni duket me i plote me keto dy futbollistet por drejtori teknik Alfred Pjetri eshte duke punuar per te sjelle edhe te tjere lojtare cilesore.
Terbuni e ka mbyllur fazen e pare te kampionatit ne vendin e katert me 20 pike dhe diferenca me Luzin e vendit te pare eshte e konsiderueshme (9) pike, por kuptohet qe ai do te tentoje te kape vendin e dyte ose te trete pas sfidave te fazes play- off./www.shkodrasport.com/