Kupa e Shqipërisë ka luajtur ditën e sotme ndeshjet e kthimit të turit të parë. Kështu, Tërbuni i trajnerit Alert Alcani kishte një përballje interesante ndaj Lushnjës, pas humbjes në ndeshjen e parë 2-0.

Në përballjen e sotme, pukjanët shënuan tre gola me anë të Zaganit, Xhabrahimit dhe Hysës, por edhe Lushnja nuk qëndroi pasive dhe në fund të 90-minutëshit, ata dërguan shifrat në 3-1, ç’ka do të bënte që ndeshja të shkonte në shtesë.

Në dy 15-minutëshat e shtesës, ekipi lushnjar i Klodian Duros shënon edhe një gol tjetër dhe me këtë rezultat, 3-2, që do të qëndrojë i pandryshuar deri në fund të 120-minutave, do të mbyllej edhe kjo përballje.

Kështu me këtë fitore, triumfon skuadra e Lushnjës që kualifikohet për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, meritë padiskutim edhe e trajnerit të njohur Klodian Duro. Ndërkohë, Tërbuni e mbyll këtu konkurrimin në Kupën e Shqipërisë, që për hir të së vërtetës, në këtë ndeshje bëri shumë mirë, duke shënuar edhe tre gola, por siç dihet synimet e vërteta të pukjanëve janë në kampionat. /Maringlen ZHIVANI/

Tërbuni-Lushnja 3-2

Golat për Tërbunin: Zagani 9’, Xhabrahimi 69’, Hysa 80’

Tërbuni (4-4-2): Vata, Ruqi, Hoxhaj, Zagani, Metani, Filipi, Mbaba, Xhakaj, Saliaj, Xhabrahimi, Hysa (u aktivizuan: Bakalli, Troqe, Palushi, Mezini) Tr: Alert Alcani