Terbuni rikthehet tek fitorja ne kampionat. Pasditen e sotme skuadra e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit Adriatiku, ne takimin e luajtur ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes.

Ne fakt nuk ka qene nje fitore e lehte. Ne pjesen e pare, pavaresisht rasteve te krijuara, nuk kishte asnje gol te shenuar dhe kjo beri qe vendasit ta nisnin te dyten me nje marsh me shume.

Dhe ne fakt keshtu do te ndodhte. Ne minuten e 54-te pas nje pasimi nga e djathta, sulmuesi Jurgen Gjini do te godiste sakte me koke topin dhe ai do te perfundonte ne rrjete duke zhbllokuar ne kete menyre edhe rezultatin.

Rastet nuk munguan edhe ne vijim, por vetem tre minuta para perfundimit te kohes se rregullt te ndeshjes do te vinte edhe goli i dyte per Terbunin, i cili kete here kishte per autor futbollistin Klesti Troshani. Ne shtese miqte do te ngushtonin shifrat me golin e shenuar nga Hasanit ne minuten e 93-te, por nuk kishte me kohe dhe ketu gjithçka mbyllet ne shifrat 2-1 per vendasit.

Pas javes se 13-te te kategorise se dyte, Terbuni tashme eshte ngjitur ne kuoten e 23 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje. Nje vend qe duket komod te cilin do te kerkoje ta ruaje deri ne fund per te siguruar ne kete menyre fazen play-off qe eshte nje tjeter mundesi per t’u ngjitur nje kategori me lart./www.shkodrasport.com/