Ekipi i Terbunit eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat duke fituar kete here me rezultatin e thelle 4-0 ndaj ekipit Albanet, ne ndeshjen e luajtur ne kryeqytet.

Ka qene nje takim i dominuar ne te gjitha drejtimet nga skuadra e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi, e cila kaloi ne avantazh ne minuten e 31-te me ane te futbollistit Uendi Vecaj dhe pjesa e pare do te mbyllej vetem me kete gol.

Krejt ndryshe ne te dyten kur pukjanet do te ishin me te qete dhe njekohesisht me te sakte para portes vendase dhe si rrjedhoje kane arritur te shenojne dhe tre gola te tjere. I dyti mban firmen e sulmuesit Tabaku, i cili vulosi edhe fitoren e Terbunit.

Megjithate ne minutat e fundit kjo skuader do te shenonte edhe dy gola te tjere te cilet kane per autore futbollistet shkodrane Vildan Kaçubela dhe Klesti Troshani.

Me fitoren e sotme, Terbuni eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve dhe mban vendin e peste ne renditje pas javes se 14-te te kampionatit. Ai eshte brenda objektivit sepse synim i tij eshte per te kapur kategorine e pare permes ndeshjeve play-off./www.shkodrasport.com/