Terbuni gjen fitoren e pare ne kampionat dhe ate e ka arritur ndaj Basanias pasditen e sotme. Ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes, vendasit kane triumfuar me rezultatin e paster 3-0.

Deri ne minuten e 15-te gjithçka ka qene e barabarte, por pikerisht ne kete minute, pas nje goditje kendi per vendasit, portieri Marku e ka grushtuar topin por ai ka mbetur ne zone dhe aty ka qene Longe i cili me nje roveshiate ka realizuar nje supergol.

Dy minuta me vone, kapiteni Kaçubela “rreshqet” nga e majta dhe fut nje top ne zone per Jurgen Gjinin qe nuk ngurron ta dergoje serish topin ne rrjete dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllje ne shifrat 2-0 per Terbunin.

Ne fillimin e se dytes, Basania kerkon te reagoje dhe i afrohet shume prane golit. Ne nje moment, çuditerisht Tafili ndonese shume prane vijes se portes, nuk ka arritur dot ta dergoje topin ne rrjete. Por nderkohe ne minuten e 56-te ka qene Kaçubela pas nje kunderzbritje te shpejte qe shenon edhe golin e trete per skuadren pukjane.

Pas ketij momenti, serish miqte mundohen te reagojne dhe krijojne disa raste te pastra shenimi, por pa realizuar dot. Ne kete menyre i gjithe takimi mbyllet me fitoren e vendasve 3-0 te cilet ngjiten tashme ne kuoten e 5 pikeve, ndersa Basania mbetet me vetem 1 pike ne tre jave kampionat./www.shkodrasport.com/