Kishin shpresa per te kapur vendin e trete te renditjes, por pukjanet shperdoruan gjithçka me humbjen e pesuar ndaj skuadres qe e mban aktualisht kete vend, Sopotit. Terbuni u mund pasditen e se shtunes me rezultatin 3-1 brenda ne “Ismail Xhemali”.
Nje rezultat i tille i ka zhgenjyer drejtuesit e klubit, por edhe pjestaret e stafit teknik. Kjo sepse sipas tyre se disa lojtarë nuk janë në formën e duhur. Për mediat, trajneri Sinan Bardhi tha:
“Nuk e prisja këtë humbje. Lojtarët nuk i zbatuan detyrat që u kisha dhënë. Shkak u bënë disa lojtarë që nuk gëzojnë formën e duhur. Kishim dy mungesa të rëndësishme, Lunga dhe Papaj, të dëmtuar.
Tërbuni do të luftojë deri në fund për të mos e lëshuar vendin e katërt, në mënyrë që të provojmë ngjitjen në të Parën. Këtë javë luajmë në Luz, një ndeshje jo e lehtë për ne. Gjithsesi, do të udhëtojmë me synimin për të marrë pikët maksimale dhe që të mos lejomë afrimin e rivalëve”.
Kujtojme qe tashme objektivi i vetem i kesaj skuadre eshte ruajtja e vendit te katert, por duhet te beje shume kujdes sepse Veleçiku i vendit te peste eshte vetem 3 pike larg, ndersa Beselidhja e vendit te gjashte 4 pike larg.(www.shkodrasport.com)