Pas dy barazimeve 0-0 ne dy javet e para, Terbuni i Elvin Beqirit gjen golin e pare dhe njekohesisht fitoren e pare ne kampionat.
Ate e ka arritur pasditen e sotme ne fitoren 1-0 ndaj ekipit te Vores, ne takimin e luajtur ne stadiumin “Ismail Xhemali” te qytetit te Pukes.
Ndeshja ka qene shume e luftuar dhe ndonese rastet me te pastra i kane patur pukjanet per shenim, ato do te shenonin vetem nje gol, pikerisht ne minuten e 41-te me ane te sulmuesit Keko.
Nderkohe po ky lojtar ne minuten e 55-te do te ndeshkohej me karton te kuq duke e lene skuadren e tij me nje futbollist me pak ne fushen e lojes, megjithate Terbuni ia ka dale te ruaje avantazhin dhe kesisoj e gjithe ndeshja eshte mbyllur me fitoren e tij 1-0.
Me kete fitore, pukjanet jane ngjitur ne kuoten e 5 pikeve duke qene ne vendet e para te renditjes pas tre javesh kampionat. Ajo qe duhet thene eshte se trajneri shkodran Elvin Beqiri ka arritur te krijoje nje skuader te ballancuar ne fushen e lojes, e cila e ka shume te veshtire te pesoje gol./SHKODRA-SPORT.COM/