Tek Terbuni vijojne perpjekjet per te forcuar skuadren me lojtare cilesore, por nga ana tjeter, nga rradhet e saj ka edhe largime dhe kete fat ka patur se fundi futbollisti Ardian Kaloshi.

Ka qene vete klubi pukjan qe permes nje postimi te bere pak minuta me pare ne faqen e tij zyrtare ku shkruan:

Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka ndërprerë bashkpunimin me mesfushorin, Ardian Kaloshi pas një sezoni e gjysëm. TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë e falenderojnë Ardianin për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë #kuqebardh dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karriere!

Kaloshi ka dhe një mesazh për të gjithë tifozët Pukjanë:

“Ishte kënaqësi e madhe që mbajta veshur fanellen e Tërbunit. Dua të falenderoj presidentin z. Gjonaj për mbështetjen që më ka dhënë gjatë gjithë kësaj kohe si dhe trajnerat, Dalipi dhe Beqiri që punova me ta dhe më kanë ndihmuar shumë gjithë stafin dhe shokët e ekipit.

Si dhe më të rëndësishmit të gjithë tifozat Pukjanë sidomos, Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë që më kanë qëndruar pranë çdo moment ju falenderoj përzemërsisht! Jam munduar gjithmonë të jap më të miren për emblemen e TËRBUNI-t të PUKË-s dhe ishte një periudhë që nuk do ta harroj kurre!