Tek Vllaznia nuk gjeti hapesirat e duhura ne gjysmen e pare te sezonit dhe si rrjedhoje me nderrimin e viteve ka filluar te shohe per ekip tjeter. E kemi fjalen per mesfushorin kosovar Albin Sadrijaj.
Por nderkohe, mesohet se per kete futbollist ka shprehur interes ekipi i Terbunit. Trajneri Beqiri ka nevoje per nje lojtar me aftesite e tij dhe do te deshironte ta kishte ne dispozicion per gjysmen e dyte te sezonit.
Behet e ditur se kete interesim drejtuesit e klubit pukjan ia kane shprehur mesfushorit kosovar qe jeton ne Zvicer, por ai ne fakt i ka falenderuar per interesimin, por u ka kthyer pergjigje negative.
Mesa duket, Sadrijaj ka deshire te vazhdoje karrieren e tij ne Zvicer dhe per momentin nuk eshte i interesuar per t’u kthyer serish ne Shqiperi, prandaj dhe nuk ka shfaqur interes per Terbunin.
Trajneri Beqiri pas miqesores se djeshme ndaj Vllaznise (te humbur ne shifrat 1-4), u shpreh se drejtuesit po punojne per te gjetur lojtare me pervoje qe do ta ndihmonin skuadren ne arritjen e objektivave./SHKODRA-SPORT.COM/