Tërbuni është shpallur pasditen e sotme kampion i Kategorisë së Dytë teksa kanë mundur Partizanin 3-1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” të Tiranës.Djemtë e terbunit kanë bërë një loje të shkëlqyer duke shënuar kështu në portën e demave të kuq 3 here . Një ndeshje e shkëlqyer dhe një fitore e merituar kundër legjendareve. Tribuna qëndrore e stadiumit “Selman Stermasi” u tejmbush edhe nga femrat një fenomen i rrallë që duhet marr si shembull edhe nga Superliga. Minutat e para të lojës kanë qenë të qeta me pak ngacmime nga të dyja portat. Në minutën e 15-të Çapja pas një kundërsulmi shënon në portën e kundërshtarit duke shtangur tifozat e Partizant dhe duke i “çuar” në qiell me gëzim ato të Tërbunit që ishin të shumtë në numër.

Por gezimi i tyre zgjati deri në minutën e 24’ kur vjen goli i barazimit nga Gevin Gjoka. Tashmë gëzimi dhe euforia kalon nga kampi I “demave të kuq’. Pjesa e pare perfundon me rezultatin 1 – 1 . Miqtë që në minutat e para të pjesës së dytë kanë synuar tek porta e Myrtes i cili bëri një pritje shpëtimtare në minutën e 10-të. Pas vetëm 5 minutash pas një kundërsulmi të shpejtë, Boja ngatrrohet duke u shpërqëndruar edhe nga gabimi I shokut të skuadrës dhe i dhuron nje gol skuadrës mike. “Ndizet “ stadiumi …“Shqiponjat e Veriut “ që është e gjitha në festë . Partizani përpiqet të marrë “hak” ,por mbrojtja e Tërbunit shpëton portën duke mos lejuar kështu barazimin . Në minutat në vazhdim Tërbuni vazhdon të sulmoj drejt portës kundërshtare për të shënuar dhe ja arrin qëllimit kur Kulli në minutën e 75-të ngre stadiumin në këmbë dhe… fitorja. Titulli Kampion është në duar të sigurta, në ato të pukjaneve . Partizani tenton të shenoj duke sulmuar me shumë, por minutat janë në favor të miqve . Ndeshja përfundon me rezultatin 1 me 3 dhe Tërbuni kësisoj është edhe kampion i Kategorisë së Dytë përveçse feston ngjitjen në kategorinë e parë pak ditë më parë me një festë të madhe në Pukë.
www.shkodrasport.com

Ekipi i Terbunit duke festuar titullin kampion sot ne “Selman Stermasi” pas fitores 3-1 ndaj Partizanit.