Terbuni duhej ta kishte filluar kete mesjave stervitjen dhe njekohesisht edhe pergatitjet per sezonin e ri, por gjithçka eshte shtyre per diten e pare te javes qe vjen. Nderkohe, nese futbollistet gjate kesaj periudhe kane qene pushim, nuk mund te thuhet e njejta gje per drejtuesit.
Drejtori teknik Alfred Pjetri ne bashkepunim me trajnerin Sinan Bardhi, por duke qene vazhdimisht ne konsultim me presidentin Rrok Dodaj, kane pare mundesine qe te bisedojne me lojtare cilesore, sepse synimi i vetem i Terbunit ne sezonin e ri do te jete ngjitja ne kategorine e pare.
Sakaq, nje nga drejtimet ku eshte fokusuar merkatoja e pukjaneve eshte edhe tregu i huaj, kryesisht ai afrikan. Per kete arsye, prej ditesh ato kane monitoruar me shume kujdes disa futbolliste nigeriane qe jane stervitur me ekipin Vllaznia U21.
Ato ndodhen prej ditesh ne Shqiperi dhe me shume mundesi 2-3 prej tyre do te jene pjese e Terbunit ne sezonin e ri. Kuptohet qe drejtuesit e kesaj skuadre po mundohen te gjejne lojtaret per te cilet ajo ka me shume nevoje dhe konkretisht ne pikat me te dobeta qe ajo mund te kete.
Megjithate gjithçka sa i takon merkatos, do te filloje te marre rruge duke nisur nga java tjeter kur dhe do te shihet konkretisht se cilat do te jene perforcimet qe do te beje ekipi i Terbunit per sezonin e ri ne kategorine e dyte./www.shkodrasport.com/