Merkato e janarit eshte drejt mbylljes dhe Terbuni eshte duke menduar per levizjet e fundit qe do te beje me t’u mbyllur merkatoja per te plotesuar repartet qe kane shfaqur probleme deri tani. Pukjanet kane afruar pese futbolliste deri me tani, pothuajse ne te gjitha repartet.

Keshtu, prurjet e reja te Terbunit jane Marvin Kodra, Galip Arapi, dy te huajt Paulo Junior dhe Kelvin Edo Dosseh, por edhe futbollisti shkodran Rigers Xhahysa. Edhe pse pritet qe pukjanet ta kene mbyllur merkaton, syte e drejtuesve mbeten deri ne fund nga nje sulmues.

Nderkohe, nga Terbuni jane larguar futbolliste si portieri Brajan Marku, Erik Troqe, Rudolf Popaj dhe Krisi Kaso. Deri me tani, ekipi pukjan i drejtuar nga trajneri Alert Alcani renditet ne vendin e peste ne kuoten e 20-pikeve. /Maringlen ZHIVANI/

Afrime: Marvin Kodra, Galip Arapi, Rigers Xhahysa, Paulo Junior, Kelvin Edo Dosseh

Largime: Brajan Marku, Erik Troqe, Rudolf Popaj, Krisi Kaso