Pas nje periudhe pushimi, ekipi i Terbunit eshte rikthyer serish sot ne fushen e stervitjes duke zhvilluar dhe seancen e pare per kete vit. I pranishem ne te perpos stafit teknik dhe futbollisteve ka qene edhe drejtori sportiv Alfred Pjetri i cili ka biseduar per disa minuta me pjestaret e skuadres.

Nga sa mesohet, deri me date 25 janar kur dhe do te filloje faza e dyte e kampionatit, skuadra pukjane ka planifikuar te zhvilloje edhe kater ndeshje miqesore. Dy mendohet te zhvillohen kete jave dhe dy te tjera javen e ardhshme.

Drejtuesit nderkohe kane menduar edhe per emrat e ekipeve kundershtare te cilat kuptohet do jene skuadrat veriore qe marrin pjese ne kategorine e pare apo dhe te dyte, por nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe nje ndeshje miqesore me ekipin e Vllaznise ne ditet e ardhshme.

Megjithate problemi kryesor per Terbunin ne keto momente eshte perforcimi i skuadres edhe me lojtare te tjere. Kjo sepse organika eshte disi e reduktuar dhe skuadra ka nevoje per te tjere futbolliste si perforcim ne secilin prej tre reparteve.

Drejtuesit e klubit kane bere te ditur se i kane piketuar futbollistet te cilet mendohet te behen pjese e skuadres se tyre dhe tashme ka mbetur vetem firmosja e kontratave dhe prezantimi i tyre, gje qe pritet te ndodhe ne ditet e ardhshme. Terbuni e ka mbyllur vitin 2024 ne vendin e katert dhe do te luftoje deri ne fund per ngjitjen ne kategorine e pare./www.shkodrasport.com/