Fitorja e javes se kaluar ne Koplik ndaj Veleçikut e ka rritur entuziasmin tek futbollistet dhe stafi i Terbunit sepse tashme i kane konsoliduar edhe me shume pozitat e tyre ne vendin e katert te renditjes, por gjithsesi asgje nuk ka mbaruar sepse gara vazhdon.
Dhe per kete arsye, pukjaneve sot u duhet te marrin nje tjeter fitore. Kete here ne sfiden ndaj Beselidhjes e cila do te luhet ne oren 13:00 ne stadiumin “Ismail Xhemali” te qytetit te tyre.
Per kete ndeshje, stafi teknik do te kete ne dispozicion edhe nje nga lojtaret me te rendesishem te ketij ekipi, qendermbrojtesin Temja i cili rikthehet pas nje demtimi qe ka kaluar kohet e fundit.
“Nuk duhet te gabojme ne fushen tone. I bej thirrje tifozeve pukjane te mbushin shkallet e stadiumit per te na mbeshtetur dhe motivuar edhe me shume ne kete ndeshje ndaj Beselidhjes. E kam thene disa here dhe po e perseris, Terbunit nuk i takon te luaje ne kete kategori”- eshte shprehur trajneri Bardhi.
Dhe per te tentuar ngjitjen ne kategorine e pare, Terbuni ka vetem nje zgjidhje, ate permes fazes play-off sepse kalimi direkt duket thuajse i pamundur. Per ta arritur kete gje, duhet ruajtur forma dhe per kete duhet edhe nje fitore ne sfiden e sotme ndaj Beselidhjes.(www.shkodrasport.com)