Ndonese kishte nje avantazh prej dy golash, Terbuni nuk ia ka dale qe te largohet me fitore nga stadiumi “Bashkim Sulejmani” i qytetit te Kuçoves dhe gjithçka eshte mbyllur ne barazim 2-2 ne fund te ketij takimi.

Ka qene Oumar Konate ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 11-te. Ka marre nje pas te bukur nga e djathta dhe perballe portierit vendas nuk ka gabuar duke e derguar topin ne rrjete. Nderkohe pese minuta para fundit te pjeses se pare, pukjanet do te shenonin edhe golin e dyte, ate te qetesise.

Kete here do te ishte mesfushori Enes Papaj i cili me qetesi ka vepruar brenda zone duke shenuar serish. Kur u duk se pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-0, vendasit do te ngushtonin shifrat. Pas nje goditje denimi, topi shkon ne zone dhe aty Godoy me koke do te shenonte.

Ne pjesen e dyte, Terbuni mundohet te administroje avantazhin e nje goli dhe ne minutat e fundit trajneri Bardhi kryen disa zevendesime, ndoshta duke e menduar te fituar ndeshjen. Por ne minuten e 97-te Gjishti do te shenonte serish golin e barazimit. Madje, Naftetari pas ketij momenti ka patur edhe nje rast tjeter edhe per te shenuar te tretin.

Sulmuesi i tij ka dale i vetem me portierin e pukjaneve por kete here nuk ka arritur dot te shenoje dhe ne kete menyre i gjithe takimi u mbyll me rezultatin e barbarte 2-2.

Me piken e marre sot, Terbuni ngjitet ne kuoten e 31 pikeve dhe ruan distancen me Veleçikun e vendit te peste, ndersa Naftetari me 22 pike eshte i pozicionuar ne vendin e shtate.(www.shkodrasport.com)