Pas barazimit ndaj Beselidhjes ne ndeshjen e kaluar ne Lezhe, Terbuni ka arritur te marre nje fitore te vlefshme ne ndeshjen e rradhes. Kete here ai ka mundur me rezultatin 4-1 ekipin e Veleçikut ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes.

Ne pjesen e pare, pavaresisht rasteve te krijuara ne portat respektive, nuk do te kishte gola. Por krejt ndryshe do te ndodhte ne te dyten kur do te shenoheshin plot 5 gola. I pari qe do te zhbllokonte rezultatin do te ishte ai i shenuar nga mesfushori Rigers Xhahysa ne minuten e 52-te.

Kaq ka mjaftuar qe me pas gjithçka te behej me e lehte per ekipin pukjan. Gjashte minuta me vone do te ishte sulmuesi Jurgen Gjini qe do te dyfishonte shifrat dhe me pas sulmuesi tjeter Vildan Kaçubela qe do te trefishonte rezultatin.

Veleçiku mundohet te reagoje dhe pas disa perpjekjesh arrin te shenoje golin e pare me ane te futbollistit Arsen Banushaj. Por ndeshja nuk do te mbyllej ketu sepse ne minuten e 84-te do te ishte futbollisti Brian Dine qe do te shenonte golin e katert per Terbunin dhe te fundit e kesaj ndeshje qe u mbyll me shifrat 4-1 ne favor te vendasve.

Dy jave para fundit te kampionatit, tashme Terbuni ka 32 pike dhe thuajse e ka siguruar vendin e katert si dhe fazen play-off, nderkohe qe Veleçikut mebetet ne kuoten e 19 pikeve ne vendin e gjashte te renditjes./www.shkodrasport.com/