Barazimi ne ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Ilirise, nuk duket se i ka lene te gjithe te kenaqur ne kampin pukjan te Terbunit. Per kete arsye, pritet edhe reagimi i skuadres se drejtuar nga trajneri Bardhi. Nje reagim qe pritet te vije qe ne ndeshjen e rradhes.

Ajo eshte Adriatiku-Tërbuni dhe do të zhvillohet sot, ora 16:00 në stadiumin e Vorës. Në lidhje me këtë takim trajneri i Tërbunit, Sinan Bradhi u shpreh: “Barazimi në start me Ilirisë nuk më ka kënaqur.

Rezerva kam edhe për gjyqtarin Olsi Sokoli, i cili nuk e mbajti drejtë takimin. Atë takim e kemi lënë pas dhe jemi përgatitur për Adriatikun, ku pres tri pikët. E vlerësojmë kundërshtarin, por do të japim më të mirën për të dalë te fitorja. Shpresoj në një gjykim të drejtë këtë radhë”.

Adriatiku nderkohe vjen ne kete ndeshje pas fitores se arritur ne ndeshjen e pare ndaj Basanias me rezultatin 3-1 dhe padyshim qe do te kerkoje edhe nje tjeter ne perballjen e sotme.

Megjithate edhe Terbuni duket shume i vendosur per ta fituar kete ndeshje dhe per kete arsye pritet te jete nje perballje shume interesante ku natyrisht qe do te triumfoje skuadra e cila do te shfaqe me shume cilesi ne fushen e lojes./www.shkodrasport.com/