U luajt sot në stadiumin “Tofik Jashari” të qytetit të Shijakut finalja e Kategorisë së Dytë mes Tërbunit si kryesues i Grupit A dhe Devolli si kryes i Grupit B.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, pasi Nallbani shënoi eurogol nga afro 35-mera, ndërsa Metani i pukjanëve barazoi në të 65’. Në dy shtesat nga 15 minuta nuk pati gola.

Ndeshja shkoi me penallti, ku për pukjanët Dodaj e Metani janë të saktë po ashtu edhe Mezini, ndërsa Cane e Fifo gabojnë për devollinjtë.

Avdillari shënon dhe ngushton shifrat në gjuajtjen e penalltive në 3-1. Por, në penalltinë e fundit, janë pukjanët të saktë që shënojnë deh rezultati shkon në 4-1 duke bërë që të shpërthejë festa në shkallët e stadiumit dhe në fushë në radhët e skuadrës pukjane.

Kështu, me sa duket është Tërbuni që mposhti devollinjtë që këtë sezon nuk kishin pësuar asnjë humbje, si  i vetmi ekip në të gjithë garat e futbollit profesionist shqiptar./vipsport/