Terbuni dhe Veleçiku e kane mbyllur ne barazim ndeshjen e pare te kampionatit, ate qe eshte luajtur sot pasdite ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes. Te paret qe kane kaluar ne avantazh kane qene vendasit me ane te Fuçise ne pjesen e pare por kur mendohej se pukjanet do ta fitonin ndeshjen, do vinte edhe goli I barazimit per koplikasit. Ka qene Osmani ai qe e ka derguar topin ne rrjete pas nje goditje kendi. Ky barazim I shkon shume per shtat Veleçikut qe merr nje pike shume te vlefshme nderkohe qe duket e habitshme nje nisje e tille e kampionatit per Terbunin. Drejtuesit e tij gjate gjithe veres trumbetuan me te madhe ndertimin e nje ekip shume te forte me te cilin nuk do linin asnje pike ne Puke por ja qe ne ndeshjen e pare kane lene dy pike qe mund t’I kushtojne jo pak per te ardhmen.