Ne fakt duhej te kishte me shume rivalitet nisur edhe nga pozitat e tyre te peraferta ne tabelen e klasifikimit, por nuk ka rezultuar keshtu. Terbunit i kane mjaftuar vetem 58 minuta per te “shpartalluar” Beselidhjen ne shifrat 3-0.

Ka qene sulmuesi Konate ai qe do te zhbllokonte shifrat qe ne minuten e 15-te dhe padyshim qe ky gol do t’i jepte qetesine skuadren vendase e cila kontrollon gjithçka ne fushen e lojes.

Nderkohe ne minuten e 28-te do te ishte Uendi Vecaj ai qe do te dyfishonte shifrat dhe ne kete menyre ky 45 minutesh i pare do te mbyllej me shifrat 2-0 ne favor te skuadres se drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi.

Ne pjesen e dyte nderkohe do te ishte serish Konate qe do te shenonte golin e tij te dyte dhe njekohesisht te tretin dhe te fundit e kesaj ndeshje dhe ne kete menyre i gjithe takimi u mbyll me rezultatin 3-0 ne favor te Terbunit i cili meritoi gjithçka ne kete sfide, ndaj nje Beselidhje inekzistente ne fushen e lojes.

Me fitoren e sotme, pukjanet jane ngjitur ne kuoten e 30 pikeve dhe tashme i ka forcuar pozitat e saj ne vendin e katert te renditjes duke e patur thuajse te sigurte vendin ne play-off, ndersa lezhjanet mbesin ne kuoten e 23 pikeve dhe kane zbritur ne vendin e gjashte./www.shkodrasport.com/

TËRBUNI 3-0 BESËLIDHJA

13′, 58′ Konate, 28 Vecaj