Nesër, Shqipëria do të luajë kundër Turqisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja do të tentojnë fitoren për të shpresuar kualifikimin në këtë event të madh.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije që do të jenë 2500 bileta në dispozicion për tifozët shqiptarë. Përmes një njoftimi për mediet lajmërohej:

“Rifillon shitja e biletave për ndeshjen Turqi-Shqipëri.

Të gjithë tifozët kuqezi që dëshirojnë të sigurojnë një biletë për ndeshjen e nesërme, mund të shkruajnë nga ky moment në këtë adresë email-i: fshf@fshf.al ose të telefoni në këtë numër telefoni: +355698296604″.

Kujtojmë që ndeshja Turqi – Shqipëri do të luhet në orën 20:45.