Diten e djeshme u zhvillua takimi mes Veleçikut dhe Kevitanit ne qytetin e Koplikut.
Veleçiku arriti fitoren e rradhes me rezultatin e thellë 7-1 duke mos u ndalur drejt rruges per ne kategorinë e pare.
Vora e vendit te pare ishte pushim kete jave prandaj fitorja e sotme kishte si qellim kreun e tabeles per djemte e trajnerit Duli.
Veleçiku e filloi lojen me objektivin e fitores dhe u deshen vetem 4 minuta qe Lami te shenonte golin e pare per te zhbllokuar takimin.
Koplikasit marrin lojen ne zoterim dhe ne minuten e 27-te eshte Plishta qe shenon golin e dyte. Per ta mbyllur pjesen e pare i duhej Veleçikut nje gol i bukur dhe eshte Toma qe e shenon ne minuten e 43-te per ta mbyllur pjesen e pare kesisoj me rezultatin 3-0.
Me fillimin e pjeses se dyte, vendasit nuk e ndalen sulmin ku edhe shenuan dy gola per dy minuta me ane te Pelinkut dhe Ujkajt ne ’55 dhe ’57.
Rezultati 5-0 ne favor te Veleçikut krijoi nervozizem tek miqte u krijuan mosmarrveshtje, çka beri qe te nderhyje arbitri ne minuten e 63-te per te neutralizuar gjendjen dhe nxorri 2 kartona te kuq per futbollistet miq dhe pikerisht Mehmetajn dhe Tabakun, duke e lene Kevitanin me 9 lojtare ne fushe.
Nga ky rast, tekniku Duli aktivizoi edhe lojtare te rinj dhe eshte pikerisht 18 vjeçari Zara qe shenoi dy gola te tjere.
Ne minuten e 89-te Hoxhaj shenon golin e vetem per miqte dhe gjithçka ne kete menyre do te mbyllej me rezultatin e thelle 7-1 ne favor te Veleçikut qe ngjitet kesisoj ne krye te renditjes.
Esat YMERI