Vllaznia e femrave godet serish. Diten e sotme ajo ka prezantuar 7 goditjet e bera ne merkato ditet e fundit te cilat e kane bere kete skuader shume me te forte dhe padyshim qe perpos fitimit te titullit kampion dhe Kupes se Shqiperise edhe ne sezonin e ardhshem te futbollit shqiptar, do te synoje edhe kalimin e turit te pare te “UEFA Women Champions League”.
Paraditen e sotme ka qene presidenti Lazer Matija qe ne zyren e klubit para mediave ka bere prezantimin e lojtareve te ofruara se fundi ne skuader.
Kemi te bejme me 7 futbolliste, origjina e te cilave eshte e ndryshme, duke nisur nga Kosova e Spanja, per te vazhduar me Ameriken e Kanadane.
Keshtu, pjese e Vllaznise tani e tutje do te jene futbollistet kosovare Qendresa Krasniqi, Gresa Berisha e Lumbardha Misini.
Po ashtu edhe portieria spanjolle Anna James Buhigas, mbrojtesja kanadeze Brooklun Ada Tidder (e cila mberrin neser), mesfushorja amerikane Julia Ann Sattler dhe sulmuesja po amerikane Melissa Alison Garcia.
Me keto perforcime padyshim qe Vllaznia fillimisht do te synoje te kaloje ne 32 skuadrat me te mira te Europes e me pas te luftoje per fitimin e trofeve te rradhes ne futbollin shqiptar. Ardhja e ketyre lojtareve por edhe kontigjenti tjeter qe ka kjo skuader, e bejne ate shume te forte dhe nje “kocke” qe nuk mund te kaperdihet dot nga skuadrat e tjera te kampionatit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/