E ardhmja e Gennaro Gatttuso në stolin e Milanit është e paqartë, pasi trajneri kuqezi rrezikon të mos e mbyllë 2018-ën në krye të skuadrës milaneze.
Ndeshja e sotme ndaj Sampdoria është vendimtare për trajnerin, që pasi dy humbjeve radhazi, në derbi ndaj Interit dhe Betis në Europa League, rrezikon shkarkimin.
Por ai nuk do të jetë i vetmi që do të lërë skuadrën në rast se shkarkohet, pasi edhe dy lojtarë të tjerë pritet të kenë fatin e tij, që mund të largohen që në merkaton e janarit.
Drejtori sportiv Leonardo ka bërë gati listën e futbollistëve që janë me valixhen gati. I pari është Hakan Calhanohlu, që në këtë periudhë po qëndron më së shumti në stol.
Për turkun e ardhmja mund të jetë sërish në Bundesligë, andej dhe ku erdhi dhe nga kjo shitje Milani mund të arkëtojë rreth 25 milionë euro.
Emri i dytë është ai I Mattia Caldara, që nuk është pjesë e projektit të ri teknik të klubit. Mbrojtësi ka luajtur shumë pak këtë sezon dhe në rast se vjen një ofertë e mirë do të largohet që në janar./telesport/