Tërmeti i fuqishëm që ka goditur vendin tonë në orët e para të mëngjesit ishte fatal teksa ka dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.

Deri më tani raportohen shtatë të vdekur dhe qindra të plagosur. Ndërkohë shumë mbledhje të planifikuar për ditën e sotme si nga FSHF-ja, ashtu edhe nga Federatat e tjera janë anuluar.

Si futbolli dhe sportet e tjera kanë kaluar në plan të dytë, ndërsa gjithë vëmendja është përqëndruar tek dëmet e shkaktuara nga tërmeti me shkallë 6.4 ballë i shkallës Rihter.

Këtë fundjavë janë planifikuar të luhen të gjitha sfidat e kampionateve respektive, por me gjendjen e krijuar së fundmi vështirë se do të zhvillohet ndeshjet sipas programeve të përcaktuara./newsport/