Prej 6 vitesh e gjysem Vllaznia nuk kishte fituar ne Laç dhe shpresat ishin te medha qe sot ta thyente kete “ters”. Per me teper qe ajo po kalonte nje moment te mire ne kampionat.
Krejt ndryshe ishte situata ne kampin laçian qe nuk e kishte nisur mbare dhe ndodhej ne pozita jo te mira ne renditje. Perpos kesaj, perpara ndeshjes kurbinasit humben edhe sulmuesin e tyre kryesor Nwabueze per arsye demtimi.
Ne keto rrethana, shpresat ishin qe Vllaznia te mos dilte pa pike nga kjo ndeshje dhe ne fakt ne pjesen e pare e ka dominuar lojen ne te gjitha drejtimet, pavaresisht se nuk arriti te shenonte.
Krejt ndryshe e dyta per kurbinasit qe e rriten lojen e tyre, derisa erdhi momenti i golit ne minuten e 88-te shenuar nga Xhixha, qe i mjafton Laçit per te fituar serish.
Vllaznia kesisoj duhet te prese pranveren e ardhshme per te thyer Laçin e presidentit Pashk Laska i cili ndoshta ne menyre te çuditshme e ka mundur skuadren shkodrane rregullisht keto vitet e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/