Skuadra e Veleçikut po i jep doren e fundit pergatitjeve per ndeshjet e Kupes se Shqiperise dhe te kampionatit te kategorise se dyte e per rrjedhoje ka zhvilluar nje tjeter ndeshje miqesore. Kete here ajo eshte ndeshur me Vllaznia U19.

Ndeshja eshte luajtur diten e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi: dhe eshte fituar nga koplikasit me rezultatin e paster 3-0. Goli i pare i kesaj miqesoreje eshte shenuar nga futbollisti Elvis Rustemaj.

I dyti ka patur per autor futbollistin Arsen Elbasani, ndersa i treti dhe i fundit eshte shenuar nga Doçi, nje futbollist qe eshte ne prove prej disa ditesh tek kjo skuader. Perfundimisht nje fitore me tre gola per Veleçikun i cili duket ne rruge te mbare per sezonin e ri futbollistik ne te cilin do te kete jo pak pretendime.

Pavaresisht rezultatit, miqesorja e djeshme i ka sherbyer se tepermi trajnereve Smajli e Doçi per te testuar ekipet e tyre ne prag te startit te ndeshjeve zyrtare dhe si rrjedhoje ato kane aktivizuar te gjithe futbollistet qe kane patur ne dispozicion.

Natyrisht qe asnjeri trajner nuk e ka patur mendjen tek rezultati sepse ai ka qene ne plan te dyte, por e rendesishme eshte se miqesorja ia ka arritur qellimit per te cilin eshte realizuar./SHKODRA-SPORT.COM/