Vllaznia e ka siguruar katër javë para fundit ngjitjen në Superligë dhe padyshim që ky është një sukses për këtë skuadër, ndonëse shumëkush e ka konsideruar atë të lehtë ngaqë edhe kundërshtarët nuk kanë qenë në lartësinë e saj.

Megjithatë, vërtetë shkodranët kanë bërë mirë vetë por edhe rivalët e tyre nuk kanë arritur dot të jenë në të njëjtin nivel dhe prandaj ka ardhur kjo diferencë e madhe.

Shumë prej tifozëve e kanë patur të qartë këtë ecuri të kampionatit duke parë që Vllaznia ruajti pjesën më të madhe të grupit të vjetshëm dhe njëkohësisht bëri edhe përforcime, në të tre repartet. Dhe gjërat i shkuan mirë. Mjafton të shohim ecurinë e tetë javëve të fundit dhe kupton çdo gjë.

Tetë ndeshje, tetë fitore dhe për më tepër një golaverazh fantastik prej 21 golash të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar. Edhe ky i fundit ndoshta aksidentalisht në fundin e ndeshjes ndaj Vorës të fituar thellë 6-1 nga kuqeblutë.

Tetë fitoret e fundit të Vllaznisë:

Vllaznia- Shënkolli 3-0
Vora- Vllaznia 1-6
Vllaznia- Iliria 2-0
Korabi- Vllaznia 0-1
Vllaznia- Dinamo 1-0
Vllaznia- Besëlidhja 4-0
Erzeni- Vllaznia 0-3
Vllaznia- Korabi 1-0
© shkodrasport.com