Të gjithë e njohin, madje mjafton t’i përshkruar se është një lojtar i mirëvendosur dhe mjaft gjakftohtë dhe arrijnë ta gjejnë se bëhet fjalë për Olsi Gocajn. Mbrojtësi shkodran ende është pa skuadër dhe kjo merkato verore ishte befasi e madhe për të.
Drejtuesit kuqeblu e nxorrën jashtë planeve duke mos i ofruar një rinovim për sezonin e ri. 30-vjeçari po shqyrton ofertat në dretim të tij dhe opsioni më i mundshëm momentalisht është Flamurtari.
Vlonjatët po tentojnë të përfitojnë nga pozicioni i shkodranit me klubin e Vllaznisë dhe tashmë i kanë bërë një ofertë zyrtare. Mirëpo edhe situata në kampin vlonjat s’është fort pozitive. Vetëm një zyrtarizim i “thatë” i trajnerit Gerd Haxhiu dhe një prezantim para aparatit fotografik të një mesfushori boshnjak.
Ngërçi me financat ka trembur jo pak të gjithë lojtarët, që hezitojnë t’i bashkohen ekipit të Flamurtarit. Zhvillime të reja priten në vazhdim për sa i përket të ardhmes së skuadrës vlonjate por dhe destinacionit të ri të Gocajt./newsport/