Egnatia dhe Vllaznia u ndalën në barazim me shifrat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova doli në prononcim për mediat në fund të sfidës.
“Ndeshjet i përgatisim për t’i fituar. Mendoj sesi vinte ekipi im sot ishte një rezultat pozitiv. Jam i kënaqur nga ajo që dhanë çunat, përtej mungesave që kishim mendoj se duhet të jemi të kënaqur. Që në fraksionin e dytë të pjesës së parë, e zbrita ekipin pak më poshtë dhe ishim shumë keq në formën e presingut.
Jemi kapur disa herë në pjesën e parë në tranzicion ofensiv të Vllaznisë. Për atë që ka bërë, Aleksi bëri mirë sepse vjen nga një dëmtim. Ishim të kushtëzuar sepse vetëm ato ndërrime kishim. Mendoj se këto orare vijnë prej Ramazanit, ne kemi 13 lojtarë që agjërojnë dhe Federata na ka ndihmuar në këtë pjesë.
Po të flasim që nga 10 ditëshi i parë i marsit, mendoj që skuadra ka një kurbë rënie fizike, shihet tek të gjithë. Po t’i shohësh lojtarët e të dyja skuadrave, kanë të njëjtin ritëm. Këtë vit kemi pak më shumë ngjeshje ndeshjesh sesa vitin e kaluar. Sot ishte ajo që më shqetësontë, kaloi dhe jemi aty. Që nga ndeshja e radhës grupi është i plotë. Rasti i Uotlait nuk ka asnjë problem për penalltinë që shënoi, është vetëm 21 vjeç.”, u shpreh Tetova.