Edlir Tetova e nisi mbarë me Teutën sezonin e Superiores. Fitore 0-2 në transfertën e Dinamos, që u luajt te stadiumi “Elbasan Arena”. Së fundmi Tetova është intervistuar në emisionin Sport News te Neës 24. Trajneri i rrogozhinasve tha se janë favoritë për titullin, ndërsa nga klubet konkurrente përjashtoi Teutën, Laçin, Skënderbeun dhe Bylisin. Po ashtu tregoi dhe objektivin kryesor, atë të arritjes së grupeve të Conference League.
-Edlir, kush mund ta konkurrojë Egnatian, kjo është pyetja që shtrohet në opinionin sportiv?
Mendoj që të gjitha ekipet mund ta konkurrojnë. Jemi ekip i kampionatit shqiptar, ne do të përballemi me të gjithë. Ështe pak pyetje e vështirë, sepse të gjithë ekipet kanë kontigjentin e tyre të lojtarëve, ashtu siç e kemi edhe ne.
-Besoj që objektivi nuk ndryshon as këtë sezon, a është titulli kusht, një objektiv i pa negociueshëm?
Pas lëvizjes së lojtarëve që nga janari, kemi patur disa hyrje e dalje nga skuadra, mendoj se do të jemi favorit, por siç e dini kampionati ka të aplikuar formulën e “Final 4”, ndaj mund të themi se ne kemi interesin të renditemi në 4 skuadrat e para, pasi dëshirojmë t’a bëjmë rrugën tonë hap pas hapi.
-Një vit më parë arritët “dopietën” historike, sa e vështirë do të jetë të përsëritet, a i ka mundësitë Egnatia për ta bërë diçka të tillë?
Tashmë edhe pas rinovimit tim, mendoj që jemi një ekip në rindërtim, sidomos nga pjesa lart, mendoj që çdo gjë hap pas hapi do të shkojë drejt konkretizimit, në mënyrë që të kemi një Egnatia sa më kompetitive gjatë këtij kampionati.
-Megjithatë këtë vit shohim një ekip ndryshe, me lojtarë të rinj, je i kënaqur me merkaton?
Normalisht jam i kënaqur, presim edhe një sulmues afrikan, që vetëm për çështje procedurash është vonuar dhe më pas jemi të kompletuar. Jam i kënaqur sepse zgjedhjet i bëjmë te tre, drejtori merret me lojtaret, sipas karakteristikave që unë kërkoj për ta, si dhe më pas kemi edhe bekimin e presidentit që na përgjigjet.
-Prisni ndonjë lëvizje deri në fund të merkatos, ka ndonjë pozicion ku mund të ndërhyni?
Mendoj se jemi deri tani ok, shpresoj mos të kemi dëmtime deri në fund të merkatos, por shpresoj se ky do të jetë kontingjenti i futbollistëve.
-U lakuat edhe ju gjatë verës, por në fund rinovuat kontratën deri në 2027, është një kontratë risi në futbollin shqiptar, çfarë ju shtyu që pranuat një ofertë të tillë, çfarë synoni në stolin e Egnatias, keni një objektiv të ri, një limit?
Kontrata ime ishte aktive, ato janë disa specifika qe ne kemi diskutuar me presidencën dhe drejtorin, kontrata u rinovua vetëm në disa pika. Kemi rënë dakord per ta rinovuar me qëllim fillimin e projektit nga fillimi, pas largimeve të lojtareve. Jam pro sfidave edhe pse ta fillosh nga fillimi s’ka asgjë keqe. Normalisht kam patur oferta, por mendova më mirë të qëndroj këtu sepse ndihem si në shtëpi.
-A e shton përgjegjësinë tek ju kjo kontratë e re?
Absulutisht jo nuk e shton pergjegjësinë, është një sfidë e re, por pak e prekur nga unë edhe më parë, sepse edhe para 2 vitesh ishte e njëjta hstori, por përgjegjësi më shumë do të thoja jo. Ndjehem komod në punën që bëj, jam i qetë, çdo gjë shkon mirë në klub, mendoj se vetëm puna mund të na sjell vazhdimësi.
-Po presidenti Demrozi çfarë kërkon nga ju, për çfarë ratë dakord kur rinovuat kontratën?
Per ne do të mbesë si objektiv hyrja në Conference League sa i takon Evropes. Kur ka oferta lojtarët nuk mund t’i mbash dot me zor. Pas fitimit të kampionatit ne patëm lëvizje, lojtarët u larguan jo me dëshirën tonë, por me dëshirën e tyre, pasi kur “troket” një ofertë më e mirë se te Egnatia normalisht nuk mund t’i pengojmë, që te mbajmë në skuadër lojtarë të pakënaqur. Puna do të vijojë, shpresojmë të bëjmë mirë, në mënyrë që të përsërisim sukseset e vitit të shkuar.
-Keni ndonjë peng nga aventura Evropiane, për të qenë e sinqertë, të gjithë prisnin diçka më shumë nga Egnatia në Evropë?
Pengu im është ndeshja e Champions League, sfida e parë ne Bosnjë sepse vetëm si ekip futbolli nuk u trajtuam. Kjo gjë ndikoi edhe në fushë sepse nuk ishim komod. Këto janë eksperienca që do t’i kujtojmë, por shpresojmë mos të përsëriten. Në ndeshjen e kthimit na u dëmtua sulmuesi jonë kryesor Bakayoko dhe ishim te detyruar te luanim me nje Ëinger në majë të sulmit. Unë i komplimetova djemtë sepse ne e fituam ndeshjen, por mungesat e Bakayokos, Zejnullait dhe Ndrecës ndikuan në ndeshjen e kthimit ndaj Banjo Lukës.
-E nisët me fitore kundër Dinamos, këtë javë prisni Laçin, duket sikur këto javët e para janë ende për kolaudimin e ekipit, kur do ta shohim Egnatia me 100% të kapacitetit?
Prurjet e reja, Regi Lushkja ka hyrë në vorbullën e ekipit, sepse është afrimi i parë i verës, megjithëse ka ende gjëra për të perimresuar si te gjithë ne. Vuthaj vjen nga Seria C në Itali, ka vetëm 1 muaj nuk eshte adaptuar ende, ai ka nevojë të përshtatet me ekipin. Megjithatë të dy janë në rrugë të mirë. Mesfushori Daniel, i cili ka ardhur vetëm 2 jave më parë ka më shumë nevojë se të tjerët për stërvitje. Hap pas hapi, mendoj se pas pushimit për shkak të impenjimeve të ekipeve kombëtare, Egnatia do të jetë e stabilizuar.
-Kujt i druheni këtë sezon Tetova, kë sheh si rivalin kryesor?
Është shpejtë për të folur, por ekipet e Tiranës, Vllaznia dhe Elbasani janë ekipet me aktive dhe besoj se do të konkurrojnë. Por është vetëm java e parë, kampionati është një maratonë. Edhe vjet e pamë që kishte shumë luftë sidomos në fund të tabelës dhe në fund të kampionatit kishte ekipe që për pak sa nuk u futën në Final 4. Gjithashtu është edhe merkatoja e Janarit, nuk e dimë se çfarë përforcimesh mund të bëjnë skuadrat, ndaj mendoj se mbas Janarit mund të vendosen pikat mbi “i”.
-Po skemës i druheni Tetova, mund të kryesoni të gjithë kampionatit, siç bëtë edhe vjet, por në fund një ndeshje tek është?
Ishte risi vjet, futbolli është i përbërë nga emocionet pavarësisht rezultatit në fushë. Emocioni që na u dhurua vjet në “Final 4” ishte shumë i bukur. Ne na buzëqeshi edhe fati pas fituam maratonën dhe me pas fituam edhe kampionatin. Nuk i druhem, e pranoj qe nëse nuk fiton në fund kampioantin pasi ke kryesuar gjithë sezonin mund te “dhembi”, por duhet të mësohemi. Përderisa vitin e shkuar na dhuroi një spektakël me tifozët që mbushën stadiumin, pse jo le të vazhdojë.