Egnatia fitoi përballë Tiranës duke realizuar një përmbysje spektakolare. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, rrogozhinasit triufmuan me rezultatin 2-3 pasi u gjendën në disavantazh dy herë.Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.
“Është më mirë të marrësh një kupë sesa të fitosh në kampionat pasi Tiranën e mundëm në finale. Këto ndeshje kaq të bukura nuk mund të luhen në këto fusha. Kemi marrë 2 gola nga episodet, nga vendosja. Ishin topa të vdekur. Megjithtatë pas analizës që bëmë në dhomat e zhveshjes arritëm të shënonim edhe falë aftësive të Dwamenas”, u shpreh trajneri Tetova.
-Pas kalimit në avantazh nuk mendon rrezikuat duke luajtur me mesfushorë ofensivë?
“10 minutat e fundit na u dëmtua Spahiu dhe u munduam të fusnim Dwamenan. Kishim një ndërrim të fundit dhe nuk donim të rrezikonim tek kjo pjesë. Na e morën pak mesfushën. Por çdo lojtari i vjen përshtat për të zbritur poshtë për të mbrojtur rezultatin sidomos kur luan me Tiranën.”
-A ndikoi loja juaj pas golit të pësuar nga goditja e këndit?
“Kishim dy tablo. Pjesën e parë një Tiranë më të mirë. E kishim menduar, por nuk funksionoi asgjë dhe kjo e bëri Tiranën superiore. Në pjesën e dytë, përveç 10 minutave të fundit gjithçka foli për ne.”
-Pse e vendose Aleksin si qendërmbrojtës?
“Ishim të detyruar. Vetëm dy ditë para ndeshjes u dëmtua Malota. U munduam të modifikonim diçka në vend të Malotës. Memolla dhe Janku? Memolla është me këmbën e majtë.”
-Kontratën deri në 2027?
“Do të shikojmë, do të shikojmë (qesh).”