Shumë herë më i qetë, teksa javën anti-Vllaznia e ka kaluar me një merak. Trajneri Edlir Tetova thjeshtë kërkon që Egnatia e tij të ketë vazhdimësi.
Fitorja në transfertën me Laçin e javës së kaluar e dha një sinjal të mirë dhe pozitiv, që kjo Egnatie është e ndërtuar për të vështruar me besim të palëkundur ecjen përpara. Zona europiane është një objektiv që i ka bërë optimist të gjithë në Rrogozhinë.
Prandaj dhe tekniku e ka të qartë se deri te përmbushja e këtij synimi duhet një ekip agresiv, por edhe që të gabojë sa më pak. Ja përgjigjet e trajnerit Tetova të Egnatias dhënë dje në mesditë ekskluzivisht për “Panorama Sport”…
Pas fitores së rëndësishme me Laçin, si po e prisni përballjen me Vllazninë?
Kemi marrë një fitore ndaj Laçit, që na ka kthyer moralin në grup. Por pa vazhdimësi kjo fitore zbehet. Ne duhet të jemi sa më të përqendruar për të gabuar sa më pak në fushë. Momenti pas fitores me Laçin është avantazh i madh psikologjik.
A ka probleme me formacionin, të dëmtuar, të skualifikuar apo lojtarë që ende nuk janë gati?
Gjatë javës kemi pasur sulmuesin lituanez Palauskas me gjendje gripale. Ai vetëm të premten iu bashkua grupit. Por fati e do që sulmuesi tjetër Rafael Daumena ka lënë pas dëmtimin dhe i është bashkuar skuadrës.
Po pritet me shumë interes tek Egnatia po dhe në futbollin shqiptar, debutimi i mbrojtësit të Kombëtares Hysen Memolla. Do të luajë ai të dielën ndaj Vllaznisë?
Jemi duke punuar me Memollën që ta kemi pranë skuadrës, sepse për eksperiencën që posedon është një vlerë e shtuar për ne si ekip. Por qoftë lojtari vetë ashtu dhene nuk duam kurrsesi të nxitohemi, për të evituar kështu edhendonjë dëmtim të mundshëm.
Në Laç fituat edhe pa qendërsulmuesin Daumena. Ndaj shkodranëve do të aktivizohet ky lojtar apo do ta nisënga stoli?
Daumena është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në shërbim të ekipit ndaj Vllaznisë. Loja etij efikase si në disa takime të tjera ku është paraqitur mirë dhe ka shënuar, shpresoj të jetë po e tillë. Me Vllazninë në dy fazat e para keni fituar dy herë.
Pritet të jetë të dielën i trefishtë suksesi për Egnatian?
Kemi marrë dy fitore në dy fazat e para dhe shpresojmë edhe te një rezultat pozitiv në takimin e së dielës. Vllaznia nuk është e njëjtë në kontingjent lojtarësh, sepseka një organikë të pasur. Përtej çfarë ka ndodhur në dy fazat e para, dihet që Vllaznia është kundërshtar që meriton respekt.
Skuadra juaj në fazën e tretë ka marrë shumë kartonë të verdhë. Madje janë tani 7 lojtarë që rrezikojnë skualifikimin. Çfarë keni menduar për ta frenuar sado pak këtë dukuri?
Kemi lojtarë me kartonë, por kjo do të thotë se ka pasur luftë sportive në fushë nga futbollistët tanë. Kjo nuk më shqetëson aspak, përveç faktit që të mos penalizohen të gjithë njëherësh. Unë dua një skuadër agresive në të dy fazat e lojës.Për kartonët mendoj se dhe arbitrat e kanë tepruar në ndonjë rast, ndaj dhe ka qenë i lartë numri i lojtarëve tanë të ndëshkuar me kartonë të verdhë më shumë.