Teuta vijon nga puna për ndeshjen ndaj Vllaznisë në Superkupë. Durrsakët kanë kryer sot ditën e 3-të të përgatitjve dhe stafik teknik vazhdon të punojë me ritme të larta.

Gjendja e skuadrës është tepër e mirë dhe kjo konfirmohet ng vetë klubi në rrjetet sociale. Teuta bën me dije se gjithçka po shkon sipas planit që trajneri Martini dhe stafi kanë përgatitur. Sfida ndaj Vllaznisë do të luhet më datë 28 gusht në “Elbasan Arena”.

Postimi I Teutës:

Teuta sot ka vijur ditën e 3-të përgatitjeve në Durrës dhe deri tani gjithçka shkon sipas planit. “Djemtë e detit” vazhdojn të punojë sipas programit të stafit teknik.

Faza përgatitore në Durrës është shumë e rëndësishme për nivelin që duhet të arrijë skuadra për sezonin e ri dhe kjo ka bërë që futbollistët të jënë në atmosferë pozitive.

Ritmi i stërvitjes vazhdon të jetë i lartë, skuadra punoj sot me një seanca të kombinuara për akumulim të forcës, kondicionit fizik, pa lënë pas pjesën tekniko-taktike.