Teuta udhëton këtë fundjavë drejt Gjirokastrës, aty ku do të zhvillojë një sfidë delikate dhe synimi i durrsakëve është marrja e 3 pikëve për të ruajtur edhe pozitat në tabelën e renditjes.
Trajneri Blendi Shkëmbi shpreson që skuadra të vijojë me formën e mirë dhe fitoret edhe jashtë fushës dhe një transfertë si kjo e radhës me Luftëtarin konsiderohet si një nga “provimet” më të vështira të durrsakëve.
Për takimin e radhës me gjirokastritët, durrsakët do të kenë gati edhe Uendi Vecajn që mungoi për shkak dëmtimi ndaj Kukësit, po kështu edhe Hakaj që la ndeshjen përgjysmë me Kamzën, u “testua” me Kukësin dhe është në formën e tij më të mirë.
Mungesë e madhe do të jetë edhe ajo e mbrojtësit Osmani që ndaj Kukësit u ndëshkua me karton të kuq. Synimi i durrsakëve do të jenë 3 pikët në Gjirokastër./vipsport/